Treni merr para kamionin dhe e hedh nga Ura e Milotit, 3 të plagosur

Një kamion që po kalonte mbi shinat e trenit në Milot është marrë përpara prej tij dhe ka rënë nga ura. Tre persona janë plagosur. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme.
Treni i pasagjerëve ka qënë duke ecur me shpejtësi vetëm 50 km/h por nuk ka mundur të frenojë kur kamioni i ka prerë rrugën.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia dhe forcat zjarrfikëse që po përpiqen të nxjerrin të lënduarit.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






