E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tri çështjet mbi të cilat po pyetet Damian Gjiknuri në SPAK
Lajme

Tri çështjet mbi të cilat po pyetet Damian Gjiknuri në SPAK

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, ka mbi 2 orë që ndodhet në Prokurorinë e Posaçme.

Ish-ministri po pyetet në SPAK për tri çështje të rëndësishme, ajo e McGonigal, dosjen e inceneratorëve dhe për hetimin pasuror ndaj tij. 

Theksojmë se për dosjen “McGonigal”, Gjiknuri është i vetmi dëshmitar, pasi nën cilësinë e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës ka pranuar se ka takuar ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, ku është akuzuar për marrëveshjet e fshehta për fushat naftëmbajtëse në vend.

Në lidhje me çështjen “McGonigal” pritet të ketë një hetim dhe vendim nga SPAK-u. Sipas kërkesës së prokurorëve amerikanë dhe vendimit të gjykatës në SHBA, Charles McGonigal u dënua pas akuzave për interesa të qeverisë shqiptare kundër opozitës. 

Tri çështjet mbi të cilat po pyetet Damian Gjiknuri në

Damian Gjiknuri në SPAK

Politikanët apo personat e përshirë në këtë aferë në Shqipëri nuk hetohen në SHBA, sepse nuk është korrupsion që është kryer në shtetin amerikan.

Çështja e dytë që po merret në pyetje Gjiknuri është afera miliona euroshe e inceneratorëve. Konkretisht bëhet fjalë për fraksion dosje për hetimet për inceneratorin e Elbasanit. 

Ndërkohë, ish-ministri po pyetet edhe në sajë të një hetimi pasuror ndaj tij të Prokurorisë së Posaçme. 

Nuk është hera e parë që ai thirret në Prokurorinë e Posaçme. Në shkurt të vitit të kaluar, Gjiknuri u pyet nga SPAK-u në lidhje me një kallëzim të bërë prej tij në vitin 2017, kur mbante pozicionin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kallëzimi ndaj ish-ministrit Gjiknuri ishte për abuzime në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan që erdhi pas shkeljeve të konstatuara nga një raport auditi i ministrisë që drejtonte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.