E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trishtim/ 22% e shkollave 9-vjeçare publike janë mbyllur në një dekadë
Lajme

Trishtim/ 22% e shkollave 9-vjeçare publike janë mbyllur në një dekadë

Në një dekadë janë mbyllur 22% e shkollave 9-vjeçare publike në Shqipëri, duke reflektuar një rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit, nëperiudhën nga viti shkollor 2012-2013 deri në 2021-2022, janë mbyllur 295 shkolla, duke e ulur numrin total të tyre nga 1346 në 1051.

INSTAT thotë se mbyllja e shkollave ka ardhur në raport të drejtë me rënien e nxënësve, pasi nga 2011 më 2023, numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar është ulur me rreth 30%.

Zonat rurale janë prekur më rëndë, pasi numri i fëmijëve është zvogëluar ndjeshëm, duke çuar në mbylljen e shumë shkollave. Ky fenomen ka kontribuar gjithashtu në emigrimin e mëtejshëm të familjeve me fëmijë të vegjël nga këto zona.

Që nga viti 2000, rreth 42% e shkollave 8-9-vjeçare në rang vendi janë mbyllur duke ndikuar në arsimin bazë, që është i detyrueshëm për fëmijët nga mosha 6 deri në 16 vjeç, duke përfshirë arsimin fillor (klasat 1-5) dhe arsimin e mesëm të ulët (klasat 6-9).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.