E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TRITOL NË BANESËN E NËNËS SË GENTJAN ZOTOS
Lajme

TRITOL NË BANESËN E NËNËS SË GENTJAN ZOTOS

63-VJEÇARJA THYEN HESHTJEN: “NUK KAM ASNJË KONFLIKT, JAM E HABITUR!

Një sasi lënde plasëse është vendosur mbrëmjen e djeshme në banesën e nënës së Gentjan Zotos, i dënuar për atentatin ndaj të ashtuquajturit “i forti” i Vlorës. Ngjarja ka shkaktuar alarm në lagjen ku jeton 63-vjeçarja Bakie Zoto, e cila prej vitesh banon e vetme.

Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh e tronditur dhe tha se nuk ka konflikte me askënd. Sipas saj, shpërthimi ka prodhuar më shumë tym sesa dëme materiale, por frika dhe pasiguria kanë qenë të mëdha.

“Vetëm jetoj. Erdhi policia menjëherë. Më shumë u bë tym… Unë s’kam asnjë konflikt me askënd. Kam kaq vite që jetoj këtu në lagje. Nuk e di, jam habitur dhe vetë,” – tha Bakie Zoto.

Forcat e Policisë po hetojnë skenën e ngjarjes për të zbuluar motivet dhe autorët e vendosjes së lëndës plasëse, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë, përfshirë edhe ato të lidhura me dënimin e të birit, Gentjan Zoto.

Hetimet vijojnë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.