E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritoli në makinën e prokurorit, verifikohen të gjitha dosjet e tij
Publik News

Tritoli në makinën e prokurorit, verifikohen të gjitha dosjet e tij

Makina e prokurorit të Vlorës Albert Kuliçi u hodh në erë mëngjesin e të shtunës nga një sasi tritoli që i ishte vendosur nga persona ende të panjohur. Policia njoftoi se ngjarja kishte ndodhur në orën 6.45 në lagjen “29 Nëntori” ndërsa bëri me dije se bashkë me makinën e prokurorit ishte dëmtuar edhe mjeti i një qytetari që ndodhej pranë.

Ky nuk është antentati i parë ndaj funksionarëve të drejtësisë gjatë këtij viti. Më herët më 25 nëntor makina e Andri Ymerit gjytar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër u dogj. Ndërkohë që në fillim të nëntorit prokurori i Durrësit Arjan Ndoja u sulmua me armë. Në atentat mbeti i vrarë shoferi i Ndojës, ndërsa prokurori dhe një person i identifikuar si Pëllumb Muharremaj, i cili sipas policisë ka një sërë precedentësh penalë.

Ndërkohë në qytetin e Vlorës shkatërrimi i makinave me zjarr dhe eksploziv është kthyer në një model kërcënimi.

Policia ende nuk ka identifikuar ende asnjë të dyshuar, madje edhe personat që janë shoqëruar, kanë qenë dëshmitarë apo të njohur të Kuliçit. Kamera e sigurisë që fiksoi një person të dyshuar si autor nuk ka fokusuar asnjë detaj, që mund të shërbejë për identifikimin e tij. Ndërsa ashtu si në momentin kur kishin kaluar vetëm pak orë nga ngjarja, edhe dje burimet konfirmuan se hetimet janë përqendruar te detyra e prokurorit Kuliçi.

Sipas tyre nuk ka asnjë dyshim se ngjarja lidhet me detyrën. Janë përjashtuar konfliktet apo probleme të tjera që ai mund të ketë pasur, pasi nuk janë konstatuar as nga veprimet paraprake hetimore, por janë mohuar edhe nga vetë prokurori.

Albert Kuliçi ka pasur në dorë vitet e fundit çështjet më të bujshme në Vlorë, duke filluar nga skandali i tjetërsimit të pronave në Karaburun dhe Zvërnec, ku i përfshirë ishte edhe biznesmeni Pëllumb Petritaj dhe 4 zyrtarë që u dënuan me burg, deri te koncesioni i parkingjeve në qytetin bregdetar, i cili u anulua pasi u konstatuan një seri shkeljesh.

Kuliçi ka hetuar gjithashtu edhe një aferë në “Albpetrol” dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros për një pallat 11-katësh në Vlorë, për të cilin u akuzua për shpërdorim detyre ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika. Megjithatë, duket se vëmendja e grupit hetimor është përqendruar te dosjet e pronave në bregdetin e Vlorës. Kjo, edhe për shkak se hetimi i këtyre çështjeve ka prekur interesa të mëdha dhe në këtë formë autorët kanë dashur ta paralajmërojnë prokurorin, duke i vendosur eksploziv në makinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.