Tritoli në Selitë, zbulohet lidhja me drejtësinë që po hetohet
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shpërthimin e tritolit në një automjet në Selitë të Vogël, që ndodhi mëngjesin e sotëm.
Mësohet se 39-vjeçari Dritan Jano është nipi i Thoma Janos, i cili deri kohët e fundit ka mbajtur pozicionin e zëvendësprokurorit të përgjithshëm për çështjet e përgjimeve. Një nga pistat që po hetohet lidhet me aktivitetin profesional të xhaxhait të tij në sistemin e drejtësisë.
Hetuesit po verifikojnë gjithashtu dhe aktivitetin e bashkëshortes së tij, Dorina Jano, e cila rezulton të jetë një nga administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në Ministrinë e Brendshme. Kjo po konsiderohet një pistë tjetër e mundshme që mund të ketë lidhje me ngjarjen.
Policia bën me dije se autorët ishin dy persona, të cilët lëviznin me dy automjete. Njëri prej tyre është afruar te porta e shtëpisë dhe ka hedhur lëndën plasëse në oborr, ndërsa më pas janë larguar në rrugicat e zonës.
39-vjeçari ka deklaruar se nuk ka konflikte personale me askënd, por ka pasur disa problematika të vogla të lidhura me punën e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


