E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trojet në bregdet: Shkarkohet sërish një drejtore kadastre pa u mbushur viti
Publik News

Trojet në bregdet: Shkarkohet sërish një drejtore kadastre pa u mbushur viti

Përsëri ndryshime drejtuesisht në kadastrat e vendit, pa u mbushur viti dhe sërish në një kadastër që zotëron trojet në bregdet.

Mësohet se u është shkarkuar Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Viola Hima, vetëm disa muaj pasi mori detyrën. Hima, më parë ka qënë drejtore e hipotekës së Vlorës, ku ndenji vetëm 3 ditë në punë: U emërua të premten e 29 majit dhe u dorëhoq të hënën e 1 qershorit 2020.

Hima është zëvendësuar me Rajmonda Dashin, e cila më parë ka mbajtur postin e drejtoreshës së Kadastrës në Krujë.

Rajmonda Dashi, drejtuesja e re është prezantuar nga nëndrejtoresha e ASHK, Risena Xhaja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.