E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tronditëse! I riu sherr me 60-vjeçarin, e godet për vdekje me çekiç
Lajme

Tronditëse! I riu sherr me 60-vjeçarin, e godet për vdekje me çekiç

Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh, një konflikt i çastit mes dy drejtuesve të mjeteve ka përshkallëzuar në një ngjarje të rëndë me pasoja fatale. Për arsye ende të paqarta, përplasja verbale mes tyre ka degjeneruar, duke i marrë jetën shtetasit Petrit Ndou, rreth 60 vjeç.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë të Mamurrasit. I riu u arrestua në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes pas njoftimit.

Menjëherë pas ngjarjes, zona u rrethua dhe u vu në kontroll nga forcat e rendit, ndërsa trupi i viktimës u dërgua për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor ka administruar dëshmi dhe deklarata nga persona që mund të kenë qenë dëshmitarë, si dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.