Tronditet Durrësi/ Burri vret me thikë gruan brenda një byrektoreje
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin pak minuta më parë kur një grua është vrarë me thikë në mes të qytetit.
Gruaja është goditur me thikë brenda një byrektoreje. Ngjarja ka ndodhur në sheshin ‘Azem Hajdari’ të qytetit bregdetar.
Deri më tani nuk dihet arsyet e këtij krimi të rëndë, ndërsa policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur krimin makabër. Kjo është ngjarja e dytë kriminale ku vritet një grua pas asaj të mbrëmjes së djeshme ku një grua u vra bashkë me të vëllanë nga ish-burri i saj, i cili ndodhet në kërkim nga policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



