Lajmi i fundit / Fiton Sulltani Erdogan 51.45% “Po”
Ka fituar edhe ose u duk se rezultati mund te ndryshonte fatin e referendumit ai tashme eshte drejt mbylljes me 51.3 % EVET PO dhe 48.6 Hayir JO
Sa të rëndësishme janë ndryshimet kushtetuese?
Ato do ta përfaqësonin programin më gjithëpërfshirës të ndryshimeve kushtetuese qëkur Turqia u bë republike gati një shekull më parë. Erdoganit do t’i dhurohej pushtet kryesisht i shtuar për të emëruar ministrat e kabinetit, për të nënshkruar dekrete, për të zgjedhur gjykatës të lartë dhe për ta shpërbërë parlamentin.
Sistemi i ri do ta largojë postin e kryeministrit dhe ta koncentrojë pushtetin në duart e presidentit, duke e vënë të gjithë burokracinë e shtetit nën kontrollin e tij.
Çka do të ketë kushtetuta e re?
Drafti i kushtetutës së re thekson se zgjedhjet e radhës parlamentare dhe presidenciale do të mbahen më 3 nëntor 2019.
Presidenti do të ketë mandat pesëvjeçar, për dy terme në maksimum.
- Presidenti do të jetë në gjendje t’i emërojë zyrtarët e lartë publikë, përfshirë ministrat
- Po ashtu, ai do të jetë në gjendje t’i emërojë një apo disa zëvendëspresidenta
- Posti i kryeministrit, që momentalisht mbahet nga Binali Yildirim, do të hiqet.
- Presidenti do të ketë pushtet të ndërhyjë në gjyqësor, të cilin Erdogani e ka akuzuar se është ndikuar nga Fethullah Gulen, predikuesi që jeton në Pensilvani, të cilin ai e akuzon për puçin e korrikut të vitit 2016 kundër tij.
- Presidenti vendos për të shpallur apo jo gjendje të jashtëzakonshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



