Tropojë/ Aksident i rëndë 1 i vdekur e 2 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.
Nga aksidenti fatkeqësisht një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Përplasja ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë. Një fëmijë dhe një burrë 53 vjeç kanë mbetur të plagosur nga aksidenti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



