E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tropojë/ Në Luzhë  është vrarë me armë  shtetasi R.A., 25 vjeç
Lajme

Tropojë/ Në Luzhë është vrarë me armë shtetasi R.A., 25 vjeç

Në malin e fshatit Luzhë në Tropojë është vrarë me armë zjarri shtetasi R.A., 25 vjeç, njofton Policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake ka rezultuar se shtetasi R.A i cili po kulloste bagëtitë në fshatin Luzhë dyshohet se është vrarë me armë zjarri automatik, për motive të dobëta, nga shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Luzhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.