E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump dhe Putin shtrëngojnë duart
Bota

Trump dhe Putin shtrëngojnë duart

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë shtrënguar duart dhe kanë shkëmbyer përshëndetje, derisa liderët janë mbledhur për fotografinë e grupit në samitin ekonomik të Azi-Paqësorit në Vjetnam.

Takimi i shkurtër ka pasuar ditë të spekulimeve se Trump dhe Putin do të mbajnë bisedime formale më 10 nëntor.

Por, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar në fund se dy presidentët nuk do të takohen formalisht.

Zëdhënësja Sarah Sanders ka thënë se takimi nuk zhvillohet për shkak të mospërputhjes së agjendave.

Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë tensionuar keq për shkak të agresionit të Moskës në Ukrainë dhe ndërhyrjes së saj të dyshuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar.

Të vetmin takim ballë për ballë, presidentët Trump dhe Putin e kanë zhvilluar në margjina të një samiti në Gjermani, në muajin korrik.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.