Trump i kërkon Vuçiçit normalizim të marrëdhënieve me Kosovën
Presidenti Trump ka porositur homologun serb se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën duhet të jetë prioritet në rrugën drejt integrimit evropian.

“Në të ardhmen mund të llogarisni në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në rrugën drejt arritjes së qëllimeve tuaja – anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe në përpjekjen për fuqizimin e reformave që do të jenë nevojshme për arritjen e atij qëllimi”, thuhet ndër tjera në urimin e presidentit Trump.
Në anën tjetër Vuçiq ka falënderuar presidentin Trump dhe administratën amerikane, në veçanti të dërguarin e posaçëm për dialogun Beograd-Prishtinë, ambasadorin Richard Grenell.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



