E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump konfirmon takimin me Zelenkyn: Shumë shpejt mund të arrij një marrëveshje mes Kievit e Moskës
Lajme

Trump konfirmon takimin me Zelenkyn: Shumë shpejt mund të arrij një marrëveshje mes Kievit e Moskës

Donald Trump ka njoftuar se do të zhvillojë një takim me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky në Nju Jork të premten.

Kandidati republikan për president tha në një konferencë shtypi se dyshja do të takohen në pronën e tij Trump Tower.

“Presidenti Zelensky ka kërkuar të takohet me mua dhe unë do të takohem me të nesër në mëngjes. Dhe është turp ajo që po ndodh në Ukrainë. Kaq shumë vdekje, kaq shumë shkatërrime. Është një gjë e tmerrshme. Besoj se do të jem në gjendje të bëj një marrëveshje midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Zelensky, shpejt”, u tha Trump gazetarëve në Nju Jork.

I pyetur nga mediat në lidhje me detajet nga kjo marrëveshje e mundshme, Trump nuk ka dhënë detaje.

Më parë presidenti Zelensky u takua me Presidentin e SHBA Joe Biden dhe nënpresidenten Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar “planin e tij të fitores”, me anë të të cilit ai shpreson se do të bëjë presion ndaj Rusisë për të rënë dakord për një fund diplomatik të luftës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.