E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump ndërpret tregtinë me Spanjën, reagon menjëherë Sánchez
Lajme

Trump ndërpret tregtinë me Spanjën, reagon menjëherë Sánchez

“SHBA ë zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjen me BE-në”

Spanja ka reaguar zyrtarisht ndaj deklaratave të forta të ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se çdo vendim që prek marrëdhëniet tregtare duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe kornizën e marrëveshjeve mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Reagimi erdhi pasi Trump paralajmëroi ndërprerjen e plotë të shkëmbimeve tregtare me Madridin, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të qeverisë spanjolle për të mos lejuar përdorimin e bazave ushtarake nga forcat amerikane për operacione të lidhura me tensionet ndaj Iran.

Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e kryeministrit, autoritetet spanjolle nënvizuan se vendi mbetet një aleat i rëndësishëm në kuadër të NATO dhe një nga ekonomitë eksportuese më të fuqishme të Bashkimi Evropian. Sipas qeverisë, Spanja i përmbush detyrimet e saj ndërkombëtare dhe ruan marrëdhënie tregtare të qëndrueshme me 195 shtete, përfshirë edhe SHBA-në, në një partneritet që e konsideron historik dhe me përfitime të ndërsjella.

Në të njëjtën deklaratë theksohet se çdo rishikim i bashkëpunimit ekonomik duhet të bëhet në respekt të autonomisë së sipërmarrjes private, të rregullave të së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëveshjeve dypalëshe BE–SHBA.

Nga ana tjetër, Trump e kritikoi ashpër Madridin, duke pretenduar se Spanja është sjellë në mënyrë të papërshtatshme dhe duke bërë të ditur se i kishte kërkuar Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, të ndërmarrë hapa për pezullimin e marrëdhënieve ekonomike. Ai shtoi se Uashingtoni nuk ka interesa thelbësore që e lidhin me Spanjën, përtej vlerësimit për popullin e saj.

Ish-presidenti amerikan shprehu gjithashtu pakënaqësi për qëndrimin e Madridit lidhur me objektivin e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një kërkesë që ai ua ka adresuar vendeve anëtare të NATO-s.

Kryeministri Pedro Sánchez pritet të dalë në një deklaratë publike gjatë paradites për të sqaruar pozicionin e qeverisë mbi zhvillimet e fundit dhe ndikimin e tyre në raport me situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.