Trump paralajmëron Iranin: Ka përhapur ferr në Siri, Jemen, Irak
Teksa ka mbrojtur vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vrarë gjeneralin iranian, Qassem Souleiman, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump tha se Amerika nuk dëshiron luftë me Iranin.
Gjatë një konference të posaçme për shtyp, ai tha se asnjë ushtar amerikan nuk ishte vrarë nga bombardimet e Iranit në bazat amerikane në Irak. Trump tha se Irani ka përhapur ferr në Jemen, Libi, Siri, Irak dhe vende të tjera.
“Do ti kërkoj NATO-s që të përfshihet më shumë në Lindjen e Mesme. Ekonomia amerikane është më e fortë në këto tre vite. Ne jemi vendi kryesor i prodhimit të gazit dhe naftës në botë dhe ne nuk kemi nevojë për naftën e Lindjes së Mesme.
Forcat amerikane janë më të forta se kurrë më parë. raketat tona janë të mëdha, të fuqishme dhe vdekjeprurëse. Fakti që kemi ushtri kaq të madhe, nuk do të thotë se duam ta përdorim, nuk duam ta përdorim. Forca ushtarake dhe ekonomike është më e mira kundër terrorit.
Ne vramë liderin e ISIS, që është përgjegjës për kaq shumë vrasje, për prerjen e kokave të të krishterëve dhe myslimanëve. Ai ishte një përbindësh. ISIS është një armik natyral i Iranit dhe kjo është e mirë edhe për Iranin dhe ne duhet të punojmë së bashku.
Ne duam që ju të keni një të ardhme që e meritoni në prosperitet dhe harmoni. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të diskutojnë për paqen”, tha midis të tjerash presidenti Trump.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



