Trupi në Tiranë ndërsa prokuroria greke nis hetimet për vrasjen e Kacifas nga RENEA, në Janinë
Prokuroria e Greqisë ka marrë në dorë dosjen për hetimin mbi vrasjen e Konstandinos Kacifas.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, ku thuhet se dosja e kësaj çështjeje u dërgua në Prokurorinë e Athinës nga Janina, ku ishte motra e viktimës ajo e cila kishte dorëzuar edhe dokumentet e identifikimit të 35-vjeçarit grek. Kështu, mediat greke shkruaj se tashmë ndryshon vend dhe duar hetimi për Katcifan, duke i kaluar Athinës zyrtare për shkak të juridiksionit, sa i përket një shtetasi grek për një krim të kryer jashtë vendit.
Dosja e çështjes u formua pas një raporti dhe dëshmisë së të afërmve të tij.
Po sot, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas, të sillet në morgun e Tiranës për ekzaminime të detajuara.
Kërkesa e Krimeve të Rënda erdhi tre ditë pas vrasjes së 35 vjeçarit, familjarët e të cilit refuzuan deri në orën 16:00 të së martës që ta tërheqin trupin, pasi kërkonin ekspertizë greke.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



