E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tryeza për arsimin e lartë /Berisha: Arsimi i rrënuar në të gjitha nivelet, ka nevojë urgjente për ndryshim rrënjësor
Lajme

Tryeza për arsimin e lartë /Berisha: Arsimi i rrënuar në të gjitha nivelet, ka nevojë urgjente për ndryshim rrënjësor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një tryezë bashkëbisedimi me pedagogë për arsimin e lartë. Berisha deklaroi se ligji për arsimin e lartë ndëshkon të varfrit. Berisha theksoi se arsimi ka nevojë urgjente për ndryshim rrënjësor.

Ish-kryeministri është i mendimit se pagat e pedagogëve janë të mjerueshme dhe marrin 200 mijë lekë të vjetra më pak se në 2013 kur Berisha u largua nga drejtimi i qeverisë.

“Rrogat e pegagogëve gjithashtu janë të mjerueshme. Çdo pedagog merr 200 mijë më pak se në 2013. Sot merr 50 për qind më pak se në universitetet e Prishtinës, pa krahasuar vend tjetër, por Prishtinën që kemi këtu afër.”-tha Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se të gjitha së bashku kanë sjellë një rrënim të arsimit të të gjitha niveleve në Shqipëri.

“Investimi, financimi në fushën e shkencës është 27 herë më i ulët se mesatarja e vendeve anëtare të OSBE-së. Diktaturë ishte, por ai që kishte një projekt, ja miratonte zëvëndës dekani, dhe ai merrte përsipër në të gjitha instancat, ja paraqisje atij, të thoshte po.

99 për qind e pedagogëve nuk kanë akses në financimin për fushën shkencore por kanë akses vetëm klientela gjysmë polic e gjysmë rektor.”-deklaroi ish-kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.