E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tuneli i Llogarasë shton pushuesit në plazhet e jugut, trafik kilometrik automjetesh
Lajme

Tuneli i Llogarasë shton pushuesit në plazhet e jugut, trafik kilometrik automjetesh

Hapja e tunelit të Llogarasë ka nxitur pushuesit që të shkojnë drejt jugut për plazh. Por, afër tunelit të Llogarasë, ka një numër të lartë automjetesh dhe është krijuar trafik i rënduar.

Aktualisht, vetëm një krah i tunelit është hapur për qarkullim këtë sezon veror dhe pranë tunelit krijohet trafik pasi rruga ngushtohet nga dy korsi në një.

Tuneli i Llogarasë shkurton distancën për në jug, ndërkohë që nga Dukati në Palasë tani do bëhet për vetëm 7 minuta nga 30 minuta që bëhej më herët. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë rruga realizohet për 20 minuta.

Pas mbylljes së sezonit turistik do të nisë puna për krahun tjetër dhe pritet që në vitin 2025 qarkullimi të bëhet i mundur në të dyja krahët. Tuneli i Llogarasë këtë sezon do të jetë i hapur për kalimtarët pa pagesë, ndërsa nga viti i ardhshëm tarifa për të kaluar do të jetë 5 euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.