E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turistja  nga Maqedonia  denoncon në polici djalin e  ri nga Vlora
Publik News

Turistja nga Maqedonia denoncon në polici djalin e ri nga Vlora

Policia bëri me dije se një 34 vjeçar, me inicialet I. B., banues në Vlorë, i ka vjedhur çantën me sende personale shtetases maqedonase.

Kjo ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” dhe turistja ka bërë kallëzim në Polici.

Mësohet se autori u vu në pranga.

Ndërkaq, blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë referuar materialet në Prokurori, për t’u hetuar në gjendje të lirë, shtetasi E. F., 28 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit, në Dhërmi, ka goditur me grusht shtetasin L. M.

Sezoni turistik në Shqipëri ka nisur me ngjarje të rënda, që nga vrasja e katërfishtë në Velipojë e deri tek atentati ndaj një pronari lokali në Sarandë dhe skandalit në Livadh të Himarës ku pronarja e një hoteli pengoi klientët të largoheshin.

Sikur të mos mjaftonin vetëm këto, së fundmi në rrjete sociale qarkulloi edhe një video ku dy të rinj shqiptarë konfliktohen me një shtetas të huaj me ngjyrë.

Ndërsa më 1 Korrik, një turist slloven u bë protagonist në media, pasi makina e tij u përfshi në një aksident ku u përplasën 4 makina.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.