E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turp i Madh, si t’ua Shpjegojmë Turistëve?
Lajme

Turp i Madh, si t’ua Shpjegojmë Turistëve?

Sezoni Turistik 2024: Pa drita dhe Pa rrugë, pronarët e hoteleve të indinjuar

Viti 2023 u mbyll me një shifër rekord prej 10 milionë turistësh që vizituan Shqipërinë. Parashikimet për vitin 2024 janë optimiste, duke sugjeruar një rritje të numrit të turistëve deri në 14 milionë. Megjithatë, pyetja që lind është: si do të arrihet kjo shifër me kushtet minimale që ofron sektorin hotelier-turistik dhe mungesën e investimeve nga ana e qeverisë?

Një pronar hoteli në Sarandë ka ngritur zërin për problemet që po përballet tani në pikun e sezonit turistik. Problemi kryesor, sipas tij, është shkëputja e energjisë elektrike, e cila çon në mungesën e ujit, pasi pompat nuk mund të funksionojnë pa energji. Ai thotë se i duhet të punojë një sezon të tërë për të siguruar paratë për blerjen e një gjeneratori, ndërsa OSHEE shpesh nuk iu përgjigjet ankesave ose i shtyn ato me justifikime të ndryshme.

Përveç problemeve me energjinë elektrike, qytetari thekson mungesën e infrastrukturës në zonat turistike. Ai shpjegon se rrugët shtrohen me asfalt nga vetë pronarët e hoteleve, pasi qeveria dhe bashkia, edhe pse marrin taksat, nuk kryejnë investimet bazë. Pronarët e hoteleve detyrohen të shtrihen rrugët vetë, duke përdorur beton ose cakull, pasi shteti nuk ofron ndihmë.

Për shkak të këtyre problemeve, si dhe mungesës së stafit, qytetari thotë se e vetmja zgjidhje është mbyllja e hotelit dhe kthimi në emigrim. Turistët nuk dëshirojnë të kthehen në një vend ku mungojnë rrugët e asfaltuara dhe energjia elektrike është e paqëndrueshme, sidomos në pikun e vapës.

### Mesazhi i Pronarit të Hotelit:

“Përshëndetje, jam pronari i një hoteli të vogël në Sarandë dhe dëshiroj të ndaj disa probleme. Jemi në vitin 2024 dhe kam tre muaj që kam hapur hotelin, por dritat kanë ikur mbi 20-30 herë. Vjen turisti dhe thotë ‘ska drita’. Çfarë t’i them, ‘jetojmë në Shqipëri’… Pa drita nuk punon as pompa, nuk ka as ujë. Duhet të punoj gjithë sezonin për të blerë një gjenerator për dritat në 2024 me 20 apo 30 mijë euro. Është turp, merr OSHEE në telefon, nuk të hap telefonin, duhet t’i biesh 100 herë dhe të thotë ‘ç’ke ti mo vëlla, do ta rregullojmë’. Sa herë do të rregullohet në tre muaj?

Mirë rrugët, duhet t’i shtrojmë vetë me beton, se shteti ka bërë vetëm rrugën kryesore Sarandë-Ksamil. Rrugët e tjera janë me cakull dhe beton të shtruar nga vetë banorët ose pronarët e hoteleve. Mirëpresim turistët në këtë mënyrë dhe pastaj turistët vendosin 1-sha nëpër Booking.

Të gjithë punëtorët kanë ikur jashtë, nuk gjen punëtorë. Ne kemi ardhur nga jashtë, kemi investuar këtu, por na bëjnë të ikim dhe ne përsëri jashtë. Anonim, ju lutem. Sa kalon disko Mangon dhe deri në fillim të Ksamilt, 80% e rrugicave që të çojnë nëpër plazhe dhe hotele janë të pashtruara ose janë shtruar 20% me beton nga vetë banorët ose pronarët e hoteleve. Tani as nuk e shtron dot as me beton, se duhet të marrësh leje në bashki, bashkia ta miratoj dhe pastaj ta shtrosh ti, se bashkia nuk hedh 10 lekë. Taksat i duan, taks gjelbërimi, taks qyteti, të gjitha. Vjen turisti dhe thotë ‘mka thënë ai i makinave me qera mos të futem në rrugë të prishur’ dhe ikën.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.