“Turp të kesh“, Kozma shpërthen ndaj Mehdi Malkës: Lëpirje të mbarë
Aktori i njohur Mehdi Malka ka interepretuar në Teatrin Kombëtar shfaqjen “Marr Guximin”, të skenaristit Vangjel Kozma. Kjo ishte shfaqja e parë, që hapi TK, pas përpjekjeve të qeverisë për ta shembur atë, ndërkohë që është lajmëruar se do të ketë të tjera në vazhdim.
Por vënia në skenë e kësaj shfaqje nuk i ka pëlqyer aspak shkrimtarit dhe skenaristit, Vangjel Kozma. I revoltuar, ai ka shpërthyer edhe ndaj aktorit Malka.
“”Marr guximin” unë e kam shkruar si revoltë ndaj atyre plehrave politike dhe njerëzore që do duartrokasin sonte bythëlëpirjen tënde provinciale, injorante dhe mjerane.
Vazhdon të sillesh pabesisht dhe poshtërsisht duke vepruar prapa krahëve.
Turp të kesh, po prapë të mëshiroj se të njoh më mirë sesa njeh ti veten. Lëpirje të mbarë!”, ka thënë ai për gazetën Tema, duke shtuar se TK duhet të shëmbet, pasi sipas tij është“barakë turpëruese”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



