E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turqi Droga/ Tjetër i arrestuar nga grupi i Met Kananit
Lajme

Turqi Droga/ Tjetër i arrestuar nga grupi i Met Kananit

Gazetar turke “Hurriyet” raporton se gjatë bastisjeve të njëkohshme në 14 adresa, janë arrestuar 15 persona, njëri prej të cilëve është njeri i Met Kananit, baronit të drogës që u kap në Turqi muajin e kaluar me 1.1 ton kanabis.

Sipas medias turke bëhet fjalë për personin me iniciale M.Y., i cili po merret në pyetje. Nuk dihet ende nëse i arrestuari është shqiptar apo turk.

Në operacionin e së martës, në të cilin morën pjesë edhe forcat speciale, është sekuestruar edhe një sasi e papërcakturar droge.

Met Kanani, i njohur me pseudonimin “Met shqiptari” ishte arrestuar me 20 Mars sëbashku me 10 persona të tjerë në Mugla, ku nga maja e një kodre po shikonte mbërritjen në portin turk të një anijeje me 1.1 ton kanabis.

Policia turke nisi aksionin për arrestimin e trafikantëve pas një hetimi 6-mujor, duke vënë në pranga 11 persona, 4 prej të cilëve shqiptarë. Droga e sekuestruar kapte vlerën e mbi 5 milionë eurove.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.