E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turqia dhe SHBA-të bien dakord për tërheqjen e trupave në Siri
Bota

Turqia dhe SHBA-të bien dakord për tërheqjen e trupave në Siri

Trupat e SHBA-së do të largohen nga zonat e pasura me naftë dhe ato bujqësore që aktualisht janë të kontrolluara nga kurdë të pambrojtur, YPG (Njësia Mbrojtëse e Popullit- kryesisht milicia kurde në Siri). Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë në mënyrë të ripërsëritur se ai e dëshiron të rimarrë enklavën, por Ankaraja dëshiron që zonat t’i dorëzohen përfaqësuesve nga qytetet me shumicë arabe që aktualisht janë nën kontrollin e YPG, njofton Klan Kosova.

Turqia ka pohuar se nuk ka interesa territoriale në Siri, por mendon se forcat e YPG-së janë të lidhur me partinë PKK të kurdëve, që po luftojnë për vetëvendosje në Turqi dhe shqetësohet se forcat e YPG-së mund të ndërpresin një marrëveshje me Assadin, raporton Al Jazeera.

Turqia dhe SHBA-të duket se kanë rënë dakord për koordinimin e tërheqjes së trupave nga zona për të shmangur një vakuum që mund të tërheq një numër të madh të palëve të interesuara.

Por, njoftimi për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria sjell shqetësime të reja se mund të krijohet një hapësirë për fuqitë që shohin interes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.