E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turqia mbyll dyert, nuk pranon pacientët me Covid nga shtetet e tjera, ndalohen avionët privatë
Publik News

Turqia mbyll dyert, nuk pranon pacientët me Covid nga shtetet e tjera, ndalohen avionët privatë

Turqia ka vendosur që të mos pranojë më për kurim pacientë me Covid nga shtetet e tjera.

Mediat turke bëjnë me dije se ky vendim është marrë për shkak të numrave të lartë që ka shënuar Turqia ditët e fundit si dhe për shkak se kapacitetet në spitale po ezaurohen.

Më së shumti pacientët e prekur me koronavirus që niseshin drejt Tuqisë ishin nga Shqipëria, Gjeorgjia, Rusia dhe Iraku.

Qeveria turke ditën e djeshme ka njoftuar të gjitha kompanitë ajrore private që mos të sjellin më pacientë me Covid-19, përndryshe do të gjobiten.

“Brenda kornizës së rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sjellja e pacientëve pozitivë Covid-19 në vendin tonë me aeroplan privat është e ndaluar deri në një urdhër të dytë. Në rast të mosrespektimit të ndalimit të përmendur, sanksionet administrative do të vendosen mbi bizneset përkatëse”, thuhet në njoftim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.