TV ABC News ‘zhduk’ Piranjat
Liria e Medias në Shqipëri po vihet në rrezik nga dita në ditë për shkak të presionit qeveritarABC Ndryshon linjën editoriale pro-qeverisë pasi ndryshoi pronar
Mbrëmjen e të dielës, produksioni i pavarur “Piranjat”, në “ABC News”, transmetoi skandalin me abuzimin e fondeve të Start Up-eve, që janë në varësi të Ministrisë së Sipërmarrjes, që drejtohet nga Edona Bilali.
Por, pasi emisioni u transmetua i plotë në ekranin e ABC News, media që vetëm pak ditë më parë ndryshoi pronarët, produksioni u zhduk nga rrjetet sociale. Të gjitha materialet investigative të këtij emisioni, përfshirë ato për denoncimin e abuzimit me fondet e start-upeve, u hodhën në youtube.
Por vetëm pak orë pasi materialet u hodhën në këtë rrjet social, ato u zhdukën nga youtube. Emisioni “Piranjat”, faktoi se dy nga përfituesit e fondeve të startatapeve, ishin OJF të krijuara me mbështetjen e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Dhe pikërisht, dy nga bashkëdrejtuesit e këtij fondi, ishin gjithashtu dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të projekt propozimeve të Start Up-eve në Ministrinë e Sipërmarrjes, duke ngritur dyshime të forta për favorizim dhe konflikt interesi.
Fshirja nga youtube, e emisionit “Piranja” në ABC News”, është ngjarje e paralajmëruar, pasi pak pasi televizioni ndryshoi pronarët, ndryshoi rrënjësisht dhe linja editoriale e tij duke u bërë pro pushetit dhe qeverisë së Kryeministrit Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



