E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Twitter” mohon akuzat për “hakimin e adresave
Lajme

“Twitter” mohon akuzat për “hakimin e adresave

Mbi 200 milionë adresa email-i të përdoruesve të “Twitter” janë zbuluar dhe janë në shitje në internet, por “Twitter” mohon që të dhënat të kenë dalë nga hakimi i tij.

Në deklaratën e parë që bëri për këtë çështje, përfaqësuesi i “Twitter” theksoi se “nuk ka prova” që të dhënat kanë ardhur nga ky hakim dhe se të dhënat e publikuara tashmë ishin publike në internet.

Megjithatë, Hudson Rock, kompania që zbuloi këtë ngjarje, kundërshton argumentet e “Twitter”.

“U bëj thirrje studiuesve të sigurisë që të kryejnë një hetim të plotë të të dhënave të rrjedhura dhe të hedhin poshtë pretendimin e ‘Twitter’ se email-et janë një formë e pasurimit të të dhënave që nuk e kanë origjinën nga serverët e tij” , u shpreh Alon Gal, bashkëthemelues i Hudson Rock.

Javën e kaluar, një person zbuloi 200 milionë adresa emaili nga përdoruesit e “Twitter”, të cilat ishin në dispozicion për të gjithë të interesuarit për një shumë të vogël parash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.