Tym e flakë në pyll/ Dalin pamjet nga vendi ku u rrëzua avioni me 132 pasagjerë, copëzat e Boeing të shpërndara në zonë
Në videot e publikuara në Twitter shihen momentet kur nga mali ku u rrëzua avioni nis të dalë tym dhe më pas flakë.
Ndërsa në pamje të tjera pranë vendit të ngjarjes shihen copëza të Boeing të shpërndara në tokë.
Në bord ishin 123 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit, sipas Administratës së Aviacionit Civil të Kinës (CAA), ndërsa fati i tyre nuk dihet ende.
Boeing 737-800 u rrëzua në një rajon malor në Wuzhou. Avioni u nis nga Kunming në orën lokale 13:11 (05:11 GMT) dhe ishte planifikuar të mbërrinte në Guangzhou në orën lokale 15:05 (07:11 GMT).
Mësohet se Boeing po udhëtonte prej më shumë se një ore dhe ishte afër destinacionit, ndërsa nuk duhen ende shkaqet e zjarrit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



