U aksidentua bashkë me dy fëmijët, Kristian Boçi humb shikimin tek njëri sy: Qenka e vështirë të zgjohesh kështu
Biznesmeni Kristian Boçi, i cili u përfshi një javë më parë në një aksident me makinë, teksa udhëtonte me dy fëmijët e tij, ndodhet ende në spitalin e Traumës.
Ditën e sotme, ai ka postuar një foto ku shihet krah nënës së tij. Kristiani shkruan se është e vështirë që të mësohet me humbjen e shikimit në njërin sy, ndërsa falenderon mjekët për kujdesin që kanë treguar ndaj tij.
“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 vjetëve me një sy. Faleminderit o Zot për çdo të mirë e të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlerësojmë Zotin në çdo hap. Zoti ua bekoftë dorën për çdo sms. Faleminderit Spitali Ushtarak”, shkruan Boçi.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



