E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U aksidentua dy ditë më parë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 19-vjeçari
Lajme

U aksidentua dy ditë më parë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 19-vjeçari

Ndërron jete 19- vjeçari Ladimir Bushati nga Malesia e Madhe i cili u aksidentua dy ditë më parë ne fshatin Palvar.

Mjeti me te cilin ai udhëtonte doli nga rruga duke përfunduar ne nje kanal. I riu ndodhej nën kujdesin e mjekëve ndërsa sot ai ka ndërruar jete.

Njoftimi i policisë me dt 21.01.2022 diten e aksidentit

Më datë 21.01.2022, rreth orës 15:35 në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar, Malësi e Madhe, mjeti tip Citroen, me drejtues shtetasin L. B., 19 vjeç banues në fshatin Gjormë, Malësi e Madhe, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut te kesaj dalje nga rruga.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.