E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arratis nga burgu, si grabiste Bushgjokaj  me një bjonde
Lajme

U arratis nga burgu, si grabiste Bushgjokaj me një bjonde

Kush është Fatjon Bushgjokaj, kapoja i bandës së Kamzalinjve që u arratis sot nga burgu i Rrogozhinës. Bashkë me të dashurën e tij dhe vëllezërit, ai u kthye në makthin e qytetarëve në vitin 2017, pas një sërë grabitjesh që ata kryenin në zonën e Vorës. Skema ishte e thjeshtë, biondja bukuroshe përdorej për të ndaluar mjetet që t’ju kërkonte ndihmë, ndërsa grupi shfaqej dhe i dhunonte e grabiste.
Kristina Pjetri dhe Fatjon Bushgjokaj
9 Tetor, 2019 17:49
TIRANË- Fatjon Bushgjokaj, 28 vjeç, është arratisur sot nga burgu i Rrogozhinës, aty ku vuante dënimin për vjedhje, ndërkohë qëfama e të riut nga Kamza duket se sa vjen dhe shtohet. Bushgjokaj kishte marrë leje nga burgu për t’u kthyer ditën e sotme në orën 11:00, por duket se planet kanë qenë të tjera. Në fotot që i riu ka shpërndarë në rrjetet sociale, shihet më datë 4 tetor, teksa shijonlejen që ka marrë prej burgut. Ai ndodhet në një shtëpi, përqafuar me një nga të afërmit e tij.


Fotoja e shperndare me 4 tetor nga Fatjon Bushgjokaj
Por duket se këto nuk kanë qenë pushimet e fundi të Bushgjokajt. Jo më larg se në muajin gusht, ai ka pozuar në një ambient zgare, teksa krah tij ndodhen persona të shumtë, miq të tij.

Fatjon Bushgjokaj, i riu me gusht 2019
Sfidën ndaj shtetit e prezanton disa kohë më parë, ku shkruan poshtë fotos së tij: Shikojeni këtë fytyrë…kjo ka për t’ia nxi këtij shteti.


Fatjon Bushgjokaj, i arratisur
Kush është Fatjon Bushgjokaj, kapoja i bandës së Kamzalinjve

I arrestuar në vitin 2017, si pjesë e një grupi që mashtronin, grabisnin dhe dhunonin qytetarët, Bushgjokaj, nuk është i panjohur për blutë e Tiranës. Ai u arrestua bashkë me vëllezërit e tij, ndërkohë që në skemë ishte përfshirë edhe një vajzë, e cila ishte e dashura e Bushgjokës.

Fatjon Bushgjokaj, dhe e dashura e tij,Kristina Pjetri, e cilësonin njëri-tjetrin si Bonnie e Clyde, (çifti i famshëm i grabitësve amerikanë), ndërkohë që grabitjet e tyre tmerruan Tiranën.


Kristina Pjetri dhe Fatjon Bushgjokaj
Në profilet e të dyve në “Facebook” shihej një foto e duarve bashkuar në makinë, ndërsa Pjetri kishte një foto çift, “Bonnie e Clyde”.


Fotoja e ciftit
Bashkë me ta, policia arrestoi edhe vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, A. Bushgjokaj 17 vjeç dhe Ndue Bushgjokaj 24 vjeç si dhe 19-vjeçarin Elton Leka.

 

 Si funksiononte skema e grabitjeve?

Kristina Pjetri, hiqej sikur kishte probleme me makinën dhe u kërkonte ndihmë qytetarëve duke u kërkuar telefonin. Më pas ajo thërriste grupin dhe këta më pas grabisnin qytetarët duke i dhunuar. Roli i vajzës ishte kyç në këtë skemë. Pasi falë pamjes, ajo kërkonte telefonin, dhe më pas 4 grabitësit, ushtronin dhunë fizike ndaj të dëmtuarve dhe më pas i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare, ku më pas largoheshin me një automjet të tipit “Fiat”, të marrë me qira.

Policia “Fast&Furios” me bandën e Kamzalinjve dhe çiftin Bonnie& Clyde

Policia e Shtetit i ndoqi hap pas hapi për 2 javë rresht grupin e grabitësve dhe çiftin Bonnie&Clyde. Asokohe, e gjithë zona nga Vora në Unazën e re, u monitorua nga Policia, ndërkohë që denoncimet e qytetarëve vazhdonin.

U arrit që të identifikohej makina tip “Fiat”, që përdorej prej tyre, e cila ishte marrë me qira. Ndërkohë që Forcat Operacionale, të veshur si civilë u vendosën në Vorë, aty ku grupi ushtronte aktivitetin. Sapo banda do të bënte skemën, policia ka bërë arrestimin e tyre.


Fatjon Bushgjokaj, i arratisur
7 vjedhjet e skeduara
Policia e Shtetit raportoi asokohe se ishin plot 7 vjedhje të skeduara dhe filmuara të bandës së Kamzalinjve.
Ngjarjet si më poshtë:
• Më datë 23.03.2017, në Kodër Mëzes, kanë vjedhur shtetasen R. M., të cilës i kanë marrë një telefon të markës “Alfa 5”
• Më datë 23.03.2017, në rrugën “Kasem Shima”, kanë vjedhur shtetasin E. A., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Samsung S3” dhe një xhup lëkure
• Më datë 28.03.2017, në “Fushë Mëzes”, kanë vjedhur shtetasin I. T., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6 S plus”
• Më datë 29.03.2017, tek rrethrrotullimi “Vorës”, kanë vjedhur shtetasin Xh. L., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 4S” dhe 4 mijë lekë të reja
• Më datë 31.03.2017, pranë ish-“Casa Italia”, kanë vjedhur shtetasin O. H., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Doogee” dhe 12 mijë lekë të reja
• Më datë 01.04.2017, në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, kanë vjedhur shtetasin R. Ç., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6 S plus”
• Më datë 01.04.2017, në rrugën “Sokrat Mio”, kanë vjedhur shtetasin S. M., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6”, një varëse, një orë dore, 15 mijë lekë të reja dhe xhupin
Në cilësinë e provës materiale, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 7 telefona të markave të ndryshme si, iPhone, Doogee, Samsung, Nokia
– Dy xhupa lëkurë
– Një varëse floriri.
– Një automjet i tipit “Fiat”, i marrë me qira
– Katër kuleta të llojeve të ndryshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.