U arrestua dy ditë më parë, ish-kreu i Komunës Kashar drejt lirimit
Prokuroria kërkon detyrim paraqitje për ish-kryetarin e komunës Kashar Besnik Fuçia, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi akuzohej se kishte falsifikuar dokumentet, lidhur me lejet e ndërtimit të dy pallateve.
Arrest me burg kërkohet për investitorin e kompanisë Ina 2004, Stefan Çaushi. Arrest shtëpie kërkohet për Teuta Shehaj, mbesa e Çaushit.
Detyrim paraqitje kërkohet për Jurgen Memishaj, ish shef i zyrës së Urbanistikës në ish komunën Kashar.
Detyrim paraqitje u kërkua për Miranda Dyrmishaj, kolaudatore.
Kallëzimi u bë nga insvestitori Arben Petriti. Hetimet zbuluan se Petritit i është shkaktuar dëm financiar prej 1.5 mln euro. Gjyqtarja Rexhina Merlika tërhiqet për vendim.
Konflikti që solli në arrestimin e 5 personave erdhi pasi dy ndërtuesit, Stefan Caushi dhe Arben Petriti të cilët kishin rënë dakort për ndërtimin e dy pallatave me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka fituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumentave të pronësisë.
I gjendur në këtë situatë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti ka kallëzuar në Prokurori, Stefan Caushi. Pas hetimeve, më pas kanë ardhur edhe arrestimet nga ana e policisë.
Përveç ish-kreut të Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia dhe ish-kreut i Urbanistikës Jurgen Memisha në pranga ka rënë edhe ndërtuesi Stefan Caushi. Gjithashtu në pranga kanë rënë Vjollca Pani, sekretare e zyrës së planifikimit të territorit dhe Miranda Dyrmishaj, kolaudatore, kontrolluese e subjekteve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



