U arrestua për terrorizëm, ky është kuksiani
Një ditë para finales së Conference League, policia vuri në pranga shtetasin Ibrahim El Salih (Lekica), 56-vjeç nga Kukësi. Ky i fundit nëpërmjet profileve fallco në rrjetet sociale, postonte , foto dhe shkrime nxitëse, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.
Ai i bënte thirrje qytetarëve, për përkrahje të luftës në Siri. Pas arrestimit ai është lënë me masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. Ndërkohë personi që shihni në foto është i arrestuari u hetua për disa muaj nga Antiterrori, BKH dhe SPAK.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



