U arrestua sot/Ky është mësuesi pedofil që abuzonte me fëmijët e mitur
Ky është 45-vjeçari italian Masimilliano Croce, nga Ciampino, Romë, i cili u arrestua në Tiranë, pasi kërkohej nga shteti italian prej disa vitesh.
Ai është diplomuar për pedagogji për të mitur.
Sipas vendimit të gjykatës italiane, Croce, në periudhën 2007 – 2014 ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë, pedofili.
Në vitin 2017 është dënuar nga kjo gjykatë me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”.
Masimilliano Croce gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve, ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



