E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arrestuan si shpërndarës heroine, gjykata e Shkodrës liron 3 prej të arrestuarve
Lajme

U arrestuan si shpërndarës heroine, gjykata e Shkodrës liron 3 prej të arrestuarve

Një operacion policor i zhvilluar në Shkodër kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, i njohur me emrin e koduar “Bahcalleku”, përfundoi me arrestimin e disa personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së heroinës në qytet.

Gjatë aksionit, forcat e policisë shoqëruan në komisariat gjashtë shtetas, të cilët më pas u paraqitën para Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër për caktimin e masave të sigurisë. Fillimisht, për disa prej tyre u vendosën masa më të lehta, si “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitjeje” 3 nga të arrestuarit: Denis Shema, Romina M dhe Anri Papaligori..

Megjithatë, pas shqyrtimit të plotë të provave nga ana e gjykatës, rezultoi se për disa nga personat e përfshirë nuk kishte elementë të mjaftueshëm që të mbështesnin akuzat e ngritura ndaj tyre. Në këto kushte, trupi gjykues vendosi lirimin e menjëhershëm të tyre, duke rrëzuar dyshimet për përfshirje në aktivitet kriminal.

Rasti në fjalë nxori në pah edhe një herë diferencën mes fazës së operacioneve policore dhe vlerësimit përfundimtar të provave nga ana e institucioneve të drejtësisë, ku çdo vendim mbështetet mbi bazën e fakteve dhe provave konkrete.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.