E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arrestuari për kokainë në Tiranë, djali i ish-zyrtares së lartë të PS
Lajme

U arrestuari për kokainë në Tiranë, djali i ish-zyrtares së lartë të PS

Një nga tre të arrestuarit për kokainë në Tiranë ka lidhje familjare me një ish-zyrtare të lartë të Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për Robert Domin, i vënë në pranga si pjesë e një grupi trafikantësh kokaine. Ai është djali i ish-nënkryetares së bashkisë së Shijakut të drejtuar nga PS, Shpresa Domi, e cila ka qenë pjesë edhe e Asamblesë Kombëtare të PS dhe e strukturave të kësaj partie në Durrës.

Aksioni               

Bashkë me 30-vjeçarin Domi, në pranga janë vënë edhe Andrea Dema, 24 vjeç dhe Genis Mustafa.

“Në rrugën ‘Vangjush Furrxhi’, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin Genis Mustafa dhe pasagjerë shtetasit Andrea Dema dhe Robert Domi. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 1 kg e 52 gramë”, njoftoi policia.

Nga verifikimet e kryera, shtuan të njëjtat burime, ka rezultuar se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin kokainë dhe më pas furnizonin disa rrjete shpërndarësish në rrugën ‘Myslym Shyri’, në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.

Aksioni i koduar “Three stars” u krye nga efektivët e seksionit të hetimit të narkotikëve në drejtorinë e kryeqytetit në bashkëpunim me ata të operacionales dhe prokurorinë e Tiranës.

E ëma e shkarkuar nga dekriminalizimi

E ëma e 30-vjeçarit të arrestuar, Shpresa Domi, ka mbajtur postin e  nënkryetares së bashkisë socialiste të Shijakut deri në vitin 2018, ndërsa aktualisht raportohet se ushtron detyrën si pedagoge.

Pesë vite më parë, ajo u shkarkua nga detyra si një ndër zyrtarët që ranë pre e ligjit të demokriminalizimit.

Referuar raportimeve mediatike të kohës, Domi bërë deklarim rë rremë në formualarin e dekriminalizimit: Ajo Domi është denuar me vendim te formës së prerë në vitin 2006, “Për kalim malli kotrabandë”, me gjobë 400.000 mijë lekë. Por, në vitin 2016, kur DAP kërkoi plotësimin e formularit të dekriminalizimit, Domi nuk e ka deklaruar këtë vepër penale. Për këtë, ndaj saj nisi një hetim penal saj për “Deklarim të rremë dhe falsifikimit të vulave, firmave” dhe u dënua me 6 muaj burg në 2016-tën me vendim të formës së prerë, që u konvertua në 60 ditë punë komunitare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.