E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U bë nënë, flet 13-vjeçarja nga Elbasani: Vajta në Kosovë për babanë tim
Lajme

U bë nënë, flet 13-vjeçarja nga Elbasani: Vajta në Kosovë për babanë tim

Lajmi se një vajzë 13 vjeçare nga Elbasani, e martuar në Gjakovë ka lindur fëmijën e saj, ka pushtuar të gjitha mediat.

Mediat kosovare kanë raportuar se vajza ka sjellë në jetë fëmijën 33 ditë para kohe.

13 vjeçarja H.XH  ka folur për televizionin T7, duke treguar pse ka ardhur nga Elbasani në Gjakovë.

Ajo është shprehur se kishte vajtur të takonte babanë e saj që punonte atje.

Bashkë me të ka qenë edhe burri i saj, që gjithashtu është i mitur dhe është vetëm 17 vjeç.

Ndërkohë, mjekët njoftojnë se gjendja e saj është stabile.

Foshnja vazhdon të jetë nën përkujdesjen e mjekëve, duke qenë se ka lindur para kohe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.