E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U denoncua në media, shkarkohet  drejtori i Pasurive të Sekuestruara
Lajme

U denoncua në media, shkarkohet drejtori i Pasurive të Sekuestruara

Pas denoncimit të sotëm nga Partia Demokratike, e emërimit të Ferdinant Tarazhin si drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, brenda 4 orësh ai është shkarkuar.

Tarazhi i cili më herë ka qenë edhe si drejtor i inceneratorit të Tiranës, ishte shkarkuar nga kjo detyrë, menjëherë pasi inceneratori është vënë nën sekuestron e shtetit.

Gazetari Klodian Tomorri që ka ndjekur dhe rastin, shkruan se ‘e ktheu ministri i Brendshëm urdhrin për të emeruar zotin Tarazhi tek agjencia e pasurive të sekuestruara. Dy drejtorë emëroi brenda ditës’.

Në një status të mëhershëm, gazetari Klodian Tomorri shkruante se, me emërimin e Tarazhit në këtë detyrë, Taulant Balla po rikthente inceneratorin tek ata që e kishin.

Image

E në fakt kjo mund edhe të ketë ndodhur, pasi Tarazhi u prezantua dhe ndjeni në detyrë për 4 orë, kohë e mjaftueshme për të hedhur firmat e rikthimit të skenës së krimit, tek kokat e krimit.

‘Ja u zgjidh dhe kjo punë

Ministri i Brendshëm ka emëruar Ferdinant Tarazhin si drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë se Administrimit të Pasurive të Sekuestruara. Sot qenka bërë dhe prezantimi madje.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara administron mes të tjerash edhe inceneratorin e Tiranës. Pak muaj përpara se SPAK të sekuestronte inceneratorin e Tiranës, Mirel Mërtiri e emëroi zotin Tarazhi drejtor të kantierit te inceneratorit.

Sapo inceneratori u sekuestrua dhe kaloi në administrim të Agjencisë, administratori shtetëror  e shkarkoi zotin Tarazhi dhe disa drejtorë pasi konsideroheshin si njerëz të besuar të Mërtirit dhe kishte dyshime se merrnin urdhra nga andej.

Pas shkarkimit mbi Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara nisi një sulm frontal, madje pati dhe kërcënime fizike për të rikthyer drejtoret e shkarkuar në punë. Veçanerisht zotin Tarazhi.

Por atje ku nuk pati sukses presioni, ka firma e ministrit të Brendshëm. Me pak fjalë, zoti Balla e ktheu inceneratorin tek ata qe e kishin. SPAK-u tani të shtrëngojë fort ballkonin e Berishës se mos u ikën doktori se inceneratori e pati.’, shkruante më herët gazetari Klodian Tomorri në Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.