E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U dënua me gjobë, habit ish-deputeti demokrat: Nuk e paguaj dot
Lajme

U dënua me gjobë, habit ish-deputeti demokrat: Nuk e paguaj dot

Ish-deputeti Qani Xhafa, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me një gjobë prej 900 mijë lekësh, kërkoi ndryshimin e dënimit me arsyetimin se nuk ka të ardhura dhe nuk është në gjendje ta paguajë këtë shumë.

Sipas gazetares Anila Hoxha, mësohet se avokati i Xhafës para Apelit të Posaçëm argumentoi se, duke marrë parasysh pamundësinë financiare të klientit të tij, gjykata duhet të anulojë këtë dënim dhe të vendosë një dënim me kusht në vend të gjobës.

Xhafa u hetua nga prokurori i posaçëm Sotir Kllapi për shkak të një aksidenti që ai shkaktoi në Elbasan, ndërsa ishte në gjendje të dehur. Për këtë ngjarje, prokurori kërkoi dënimin me 6 muaj burg për ish-deputetin.

Pas dënimit me gjobë në muajin qershor, Xhafa e apeloi vendimin. Në seancën e sotme, Gjykata e Apelit vendosi të shtyjë marrjen e një vendimi për këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.