U dëshën 22 penallti për të përcaktuar Villareal fitues
Prodhoi mjaft emocione dhe surpriza finalja e Europa League, mes Villarealit dhe Manchester United, e cila u luajtur në “Stadion Mijeski”, të Gadanskut në Poloni. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1 me 1. Të parët në epërsi kaluan spanjollët, të cilët shënuan në minutën e ’29 me anë të Moreno, i cili shtyu në rrjetë një top të dërguar në zonë nga ana e Dani Parejos. Pjesa e dytë do të niste vrullshëm nga të dyja krahët, por goli i baraspeshës për “djajtë e ku1”, do të vinte në minutën e ’55-të, me një gol të shënuar nga veteran uruguaian Edison Cavani.
Goli i bomberit u konfirmua vetëm pas konsultimit të arbitri francez Clement Turpin, me VAR, pasi dyshohej për pozicion jashtë loje. Cavani i shkoi pranë edhe golit të dytë në minutën e 72-të, por topi i goditur prej tij me kokë, u largua mbi vijën fatale nga një mbrojtës i spanjollëve, ndërsa koha e rregullt përfundoi në barazim, duke bërë 1ë skuadrat t’i drejtoheshin shtesës 30-minutëshe. Këto minuta kaluan me shpejtësi dhe fitorja, do të vulosej nga ekzekutimi i 11-metërshve.
Plot 22 lojtarë goditën penalltitë, ku lojtarët e Villareal, shënuan saktë 11, përfshirë këtu edhe portierin Rulli, ndërsa për anglezët, gaboi portieri De Gea, duke shënuar kështu dhe humbjen për të tijët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



