U dogjën brenda makinës pas aksidentit, dalin emrat e 4 të rinjëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Fushë- Prezë shumë pranë Vorës.
Një autoveturë tip Mercedes Benz, në të cilin udhëtonin katër të rinj, ka goditur nga mbrapa një betoniere e cila ishte e parkuar.
Si pasojë e goditjes, Mercedes Benz-i ka marrë flakë menjëherë, duke bërë që katër të rinjtë që udhëtonin në të të humbnin jetën.
Bëhet fjalë për shtetasit: Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.
Ndërkohë shoferi i betonieres i cili është shoqëruar për në komiasiariat, është identifikuar si shtetasi Aleksandër Krrashi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



