E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U dyshua si vrasësi i dy biznesmenëve në Laç, por u plagos nga ekzekutorët e vërtetë, gjykata liron 21-vjeçarin Kreshnik Tusha
Publik News

U dyshua si vrasësi i dy biznesmenëve në Laç, por u plagos nga ekzekutorët e vërtetë, gjykata liron 21-vjeçarin Kreshnik Tusha

 

Kreshnik Tusha, i dyshuar më parë nga policia për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, është liruar nga burgu dhe është lënë në “arrest shtëpie”.

Para një muaji Gjykata e Tiranës i la Tushës masën “arrest me burg”, ndërkohë që 21-vjeçari ishte në spitalin e Traumës.

Ai ishte një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e biznesmenëve Bujar Lika, i njohur si miku i Ervis Martinajt dhe Paulin Markut në Laç.

Por në të vërtetë 4 ekzektorët e vërtetë ishin të tjerë. Kreshnik Tusha ishte pandehur nga autorët si një person që i kishte ngritur pritë dhe e qëlluan para banesës së tij.

Tusha kishte vetëm një ditë që sapo kishte dalë nga burgu i Fushë-Krujës, pas përfundimit të një dënimi me 1 vit burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Mbrëmjen e 30 qershorit ai rezulton të jetë qëlluar me katër plumba automatiku, shumë pranë banesës së tij.

Ai ka qenë nën shoqërinë e mikut të tij Ermal Leka. Tusha ka treguar se menjëherë sa ka zbritur nga makina, një person që nuk ka mundur ta identifikojë e ka thirrur“…Policia e Shtetit…” dhe ka qëlluar me armë duke e plagosur në këmbë.

Prokuroria thotë se ka gjetur në vendngjarje 4 gëzhoja. Thëniet e tij konfirmohen dhe nga shoku, Ermal Lika, i cili ka treguar në polici se ishte një person që thërriti “…Policia e Shtetit…” dhe ka qëlluar me armë.

Ndërkohë janë arrestuar Eduart Lamaj, autori kryesor i ngjarjes, Ilir Xhepaj, por në kërkim janë ende bashkëpuntorët Elson Alija dhe Klaudio Përkola.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel në rrugën Laç-Mamurras, ndërsa dyshohet se një konflik i hershëm ka qenë shkaku i përplasjes.

Nga atentati mbeti i plagosur njëri nga autorët, pasi Bujar Lika reagoi duke u kundërpërgjigjur me zjarr. Tre të tjerët e morën në makinë me shpejtësi duke e dërguan në shtëpi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.