U ekzekutua me armë në “BMW”, zbulohet e shkuara e Bledar Birçajt
Por kush ishte Bledar Birçaj?
Me vendim të Gjykatës së Lartë, ku thuhet se Bledar Birçaj është arrestuar në vitin 2011 pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, si dhe veprat “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”; si dhe “Shkatërrim prone”.
Gjykata e Vlorës vendosi ndaj tij më 27 janar të vitit 2011 masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë. Ndërsa në 9 mars do të caktonte masën e “arrestit me burg” pa afat. Ndërsa në 26 prill masa e sigurisë u zbut në “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve.
Çështja ndaj tij do të pushohej në 25 korrik të vitit 2011. Kësisoj Bledar Birçaj paditi Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit duke kërkuar komepensim për paraburgimin e vuajtur në mënyrë të padrejtë për 122 ditë në vlerën 366.000 lekë, si edhe pagimin e 3 rrogave mujore në vlerën 530.000 lekë.
Në një vendim të datës 5 mars 2021 Gjykata e Vlorës pranoi padinë dhe vendosi kompensimin e të ndjerit në masën 276 000 lekë.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, pala e paditur Ministria e Financave ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



