E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U fshehën nga prokurorët e SPAK, dalin farurat e reja që i ka paguar Zoto për Ahmetajn
Publik News

U fshehën nga prokurorët e SPAK, dalin farurat e reja që i ka paguar Zoto për Ahmetajn

Dalin të tjera tjera prova për pretendimin e tij të dërguar në SPAK tashmë, për përfshirjen e ish-ministrit Ahmetaj në çështjen e inceneratorëve.

Doçi shkruan se këta janë pagesa të tjera që biznesmeni, Klodian Zoto për ‘harbimin’ e Arben Ahmetajt në hotelet me 5 yje të Francës dhe Gjermanisë.

Gazetari shton se këto janë dy rezervimet e radhës të Klodian Zotos së inceneratorëve në hotele me 5 yje, këtë herë në Gjermani dhe Francë, për t’u akomoduar Arben Ahmetaj me bashkëjetuesen e tij Erjola Hoxha.

Postimi i gazetarit Adriatik Doçi:

Pagesat e tjera të Zotos për ‘harbimin’ e Ahmetajt në hotelet me 5 yje të Francës dhe Gjermanisë. Dy prokurorët mbyllën sytë.

Këto janë dy rezervimet e radhës të Klodian Zotos së inceneratorëve në hotele me 5 yje, këtë herë në Gjermani dhe Francë, për t’u akomoduar Arben Ahmetaj me bashkëjetuesen e tij Erjola Hoxha. Në 13 gusht 2015, Zoto paguan 3 500 euro që Arben Ahmetajn të qëndrojë tre ditë në Hotelin Belles Rives, dhoma 083, në një zonë bregdetare të Francës. Ahmetaj ka shijuar për 3 net shërbimet ekstra të këtij hoteli bashkë me Erjola Hoxhën.

Hoteli ndodhet pranë një marine jahtesh. Sigurisht nuk mungojnë as kazinotë, një pasion i hershëm i Tigrit. Në 11 tetor 2016, Erjola Hoxha akomodohet në hotelin Jumeirha, në Frankfurt të Gjermanisë. Pronotimi është bërë nga Klodian Zoto me kartën e tij të kreditit.

Dy pagesat korruptive konsolidojnë më tej raportin mes pronarit të kompanisë koncensionare të inceneratorëve Klodian Zoto dhe ish ministrit Arben Ahmetaj. Ahmetaj ka firmosur për procedurën koncensionare të inceneratorëve më 14 prill 2014, kur ishte ministër i Energjitikës. Më pas Zoto i ka ‘kthyer reston’, duke i paguar çlodhjen në hotele me 5 yje.

Dy prokurorët e çështjes, Ened Nakuçi dhe Klodian Braho, duket se kanë mbyllur sytë përballë këtyre provave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.