E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

U fut në det për të ndihmuar kushërirën, kjo është 27-vjeçarja që u mbyt dje në Vlorë

U fut në det për të ndihmuar kushërirën, kjo është 27-vjeçarja që u mbyt dje në Vlorë
më: 16.07.2017
Një tragjedi e vërtetë ndodhi ditën e djeshme në Zvërnec të Vlorës, ku tre të rinj u mbytën pasi u morën nga dallgët.
Viktimat janë Xhoana Cani, 25 vjeçe nga Tirana, Manuela Maraj, 27 vjeçe nga fshati Babicë e Vlorës dhe Benjamin Ferati, 24 vjeç, i cili kishte ardhur të kalonte pushimet në Vlorë me të dashurën, vetëm dy ditë më parë.

Mësohet se fillimisht, ka qenë 25 vjeçarja ajo që ka rrezikuar jetën nga dallgët.

Më pas, kushërira e saj 27 vjeçe është futur për ta ndihmuar, por nuk ia ka dalë dot dhe në atë moment menjëherë u ka ardhur në ndihmë 24 vjeçari nga Tetova, duke rezultuar fatale dhe për të.

Në këtë ngjarje është rrezikuar edhe motra e 27-vjeçares, por fatmirësisht ajo arriti t’u shpëtonte dallgëve dhe doli në breg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.