E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U gjenden kubikë me kanabis gati për mbjellje, pranga dy të rinjve
Lajme

U gjenden kubikë me kanabis gati për mbjellje, pranga dy të rinjve

Dy të rinj në Mirditë janë arrestuar nga policia për kultivim të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë  shtetasit E.L., 31 vjeç, banues në Lezhë dhe J.D., 21 vjeç, banues në Krujë.

“Policia e Mirditës pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës hetimore të bërë, si dhe kontrolleve të imtësishme të kryera për këtë qëllim, bëri të mundur gjetjen dhe asgjësimin të disa fidanëve në kubikë, në një ambient të mbyllur, në fshatin Kaçinar, Mirditë” sqaron policia.

Policia Mirditë në bashkëpunim me Prokurorinë Lezhë po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim tê bimëve narkotike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.