E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U gjet brenda makinës i vdekur, zbulohet kush është 38-vjeçari
Lajme

U gjet brenda makinës i vdekur, zbulohet kush është 38-vjeçari

brëmjen e djeshme në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, brenda në automjetin tip “Volvo”, u gjet i pajetë shtetasi Betim Kastrati.

Sipas policisë 38-vjeçari kishte parkuar makinën në mënyrë të rregullt ka vrarë veten me armë zjarri.

Kastrati ishte banues në qytetin e Durrësit, dhe punonjës në port, ndërsa kohët e fundit sipas familjarëve kishte shfaqur shenja të depresionit. Kastrati ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë të mitur dhe nuk shoqërohej me njeri.

Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.

Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.