U gjet e mbytur poshtë urës së Babrrusë, dalin DETAJE të reja nga viktima
Detaje të reja kanë dal nga personi i gjetur rreth një orë më parë në zonën e quajtur si Ura e Babrrusë në Tiranë. Mësohet se bëhet fjalë për një të moshuar 75 vjeçe, e cila është mbytur. Sakaq, sipas policisë nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.
Njoftimi i policisë: Me datë 14.03.2020, rreth orës 10:45, në Lumë, poshtë Urës së Babrroit është gjetur e mbytur shtetesja A.B., rreth moshës 75 vjeçe. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



