U gjet e varur në shtëpi,një vit më parë 20-vjeçarja denoncoi djalin e xhaxhait për përdhunim
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Korçë, ku një 20 vjeçare u gjet e varur në banesë.
20-vjeçarja Lorena Kodra, një vit më parë kishte denoncuar djalin e xhaxhait për përdhunim.
Ndërkohë, ky i fundit ishte dënuar po një vit më parë për veprën penale “ngacmim seksual”, ndërsa aktualisht është në “arrest shtëpie”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Orman, mesditën e sotme, ku e reja u gjet brenda banesës së saj nga familjarët. Nuk dihet ende nëse ngjarja e një viti më parë ka ndikuar në vendimin ekstrem të së resë, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



